Rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:47
Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit.

Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.

Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Telegrafi ju sjell votat e kandidatëve me 36.677 apo 6.23% votave të numëruara nga gjithësejt 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore.

Gordana Siljanovska Davkova ka fituar: 11.379 vota apo 31.07% të votave të numëruara.

Stevo Pendarovski ka fituar: 24.130 vota apo 65.79% të votave të numëruara.

Vota të pavlefshme: 1150 vota apo 3.14%.

Image

Procesi zgjedhor sipas gjithë palëve vëzhguese ishte korrekt, demokratik dhe i qetë. Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni dhe të parat pas ndryshimit të emrit të shtetit. Kryetarë të mëhershëm ishin, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat