Kiracovski: Zgjedhjet ishin demokratike, Pendarovski është në avantazh

Maqedonia

Kiracovski: Zgjedhjet ishin demokratike, Pendarovski është në avantazh

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:53
Aleksandar Kiracovski

Shefi i shtabit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski, pas përfundimit të votimeve në konferencë për shtyp tha se dita e sotme ka qenë korrekte dhe zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë demokratike.

Ai tha se sipas informacioneve të para kandidati i tyre është në avantazh dhe se presin fitore.

“Vota e qytetarëve tregon për përparimin që është arritur. Ata në mënyrë korrekte dhe demokratike shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar. Maqedonia e Veriut sot zbatoi zgjedhje demokratike. Falënderoj qytetarët që votuan dhe na mundësuan të kemi zgjedhje korrekte. Stevo Pendarovski është në avantazh dhe presim fitore”.

“Presim që edhe pjesëmarrësit tjerë të konfirmojnë ditën e qetë të zgjedhjeve. Të mos tentojë askush që përmes lajmeve të rrejshme të jep alibi për rezultatin e zgjedhjeve”, tha Kiracovski.

Pritet që më vonë në konferencë të dalin edhe Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat