E qetë dhe gjysmë e zbrazët selia qendrore e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

E qetë dhe gjysmë e zbrazët selia qendrore e VMRO-DPMNE-së

Më: 5 maj 2019 Në ora: 20:33
VMRO-DPMNE

Në selinë e VMRO-DPMNE-së, në të cilën edhe përpunohen të dhënat rreth zgjedhjeve presidenciale, për dallim nga rrethi i parë, sot është më qetë dhe është gjysmë e zbrazët.

Në qendrën për konferenca të selisë së kësaj partie janë dhjetëra gazetarë, të cilët raportojnë për rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar shteti, ndërsa nuk vërehen prani e madhe e anëtarëve të partisë opozitare.

Në raundin e parë pas rezultateve të para në selinë e VMRO-DPMNE-së kishte muzikë patriotike, ndërsa anëtarët e Unionit të Rinisë të kësaj partie janë fotografuar para selisë dhe këndonin këngë.

Ndërsa në selinë e LSDM-së, e cila ndodhet pak më larg “Pallatit të bardhë”, vërehet më shumë lëvizje dhe prani më e madhe e anëtarëve të organizimit komunal të partisë në pushtet.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, në konferencën e parë pas përfundimit të procesit zgjedhor, akuzoi pushtetin për keqpërdorim të policisë dhe tha se ka pasur blerje votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat