Pendarovski zotohet të jetë president i të gjithë qytetarëve

Maqedonia

Pendarovski zotohet të jetë president i të gjithë qytetarëve

Më: 5 maj 2019 Në ora: 22:14
Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, u zotua sonte se misioni i tij si shef i ri i vendit është bashkimi i të gjithë qytetarëve në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në strukturat euro-atlantike dhe për një zhvillim stabil ekonomik.

Ai në një konferencë për media në Shkup vlerësoi zgjedhjet e sotme të rregullta dhe një sukses të madh për të gjithë qytetarët e vendit, përfshirë edhe shqiptarët.

“Kjo është fitore e të gjithë qytetarëve, e cila pa dallime etnie janë të bashkuar për të ecur përpara. Sot fituan qytetarët dhe do të jem i përkushtuar për të gjithë. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale është një sukses i madh, pasi në këto zgjedhje u sigurua për të ecur përpara dhe fitoi koncepti për të ecur përpara dhe kjo është karta jonë për Evropën. Presim nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, pasi e meritojmë”, tha Pendarovski.  

Ndryshe, kandidati i përbashkët i koalicionit qeverisës tashmë ka fituar në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë veriore, kur deri në fund të numërimit ka mbetur më pak se katër për qind të votave.

Pendarovski është në epërsi ndaj kandidates së pavarur nga radhët e VMRO-DPMNE- Gordana Siljanoska-Davkova me shtatë për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat