Grubi: Ali Ahmeti dhe BDI janë fituesit e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore - Bota Sot
Grubi: Ali Ahmeti dhe BDI janë fituesit e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Grubi: Ali Ahmeti dhe BDI janë fituesit e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore

Më: 5 maj 2019 Në ora: 22:36
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, deklaroi sonte se partia dhe udhëheqësi i saj Ali Ahmeti janë fitues në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore dhe se "asgjë nuk do të arrihej pa ata".

"Ahmeti dhe BDI zgjodhën kryetarin e Parlamentit, Ali Ahmeti dhe BDI zgjodhën kryeministrin, ndërsa Ali Ahmeti dhe BDI zgjodhën presidentin e shtetit. Pa Ali Ahmetin dhe BDI-në, asgjë nuk do të arrihej, "shkruan Grubi në Facebook.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, tashmë kanë përgëzuar për fitore Stevo Pendarovskin.

Më herët, kreu i selisë elektorale të BDI-së, Izet Mexhiti tha se shqiptarët siguruan 90,000 vota për Pendarovskin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...