Maqedoni Veriore, përfundon numërimi i votave për president

Maqedonia

Maqedoni Veriore, përfundon numërimi i votave për president

Më: 6 maj 2019 Në ora: 00:00
Foto ilustruese

Në bazë të numërimit të rezultateve përfundimtare për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore, kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski ka fituar me 51.66 për qind të votave.

Kundërkandidatja e tij Gordana Siljanoska-Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së sipas numërimit të 100 për qind të votave në faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka fituar 44.73 për qind të votave.

KSHZ më herët ka bërë të ditur se është arritur censusi i daljes së qytetarëve në votime, mbi 40 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat