Në Shkup gjatë fundjavës 33 aksidente, janë lënduar 25 persona

Maqedonia

Në Shkup gjatë fundjavës 33 aksidente, janë lënduar 25 persona

Më: 6 maj 2019 Në ora: 09:34
Aksident

Gjatë fundjavës që lamë pas në Shkup janë sanksionuar pesë shoferë për vozitje të shpejtë, nga dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta dhe për anashkalim të parregullt dhe nga një shofer për rreshtim të parregullt, gjegjësisht mos mbajtje të rripit të sigurimit, tregojnë të dhënat nga buletini i SPB Shkup.

Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur gjithsej 33 aksidente, nga të cilat në tre prej tyre lëndime të rënda trupore kanë marrë tre persona, në 22 aksidente më lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa në 16 është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia e trafikut ka dhënë tetë dënime për parkim të parregullt, ndërsa me karrotrec janë marrë shtatë automjete.

Nga komunikacioni janë përjashtuar katër shoferë, nga të cilët tre para se të marrin të drejtën e vozitjes dhe një fillestar, si dhe tre automjete të paregjistruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat