Kryetari i BERZH-it, Chakrabati sot në Shkup

Maqedonia

Kryetari i BERZH-it, Chakrabati sot në Shkup

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:17
Sir Suma Chakrabarti

Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sir Suma Chakrabarti sot do të qëndrojë në vend në kuadër të vizitës rajonale në Ballkanin Perëndimor, si përgatitje para Asamblesë vjetore të BERZH-it që do mbahet javën e ardhshme në Sarajevë.

Gjatë qëndrimit ai në vend do të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe të komunitetit të biznesit.

Kjo është vizita e parë e kryetarit të BERZH-it pas miratimit të emrit të ri në vend, të cilën, siç qëndron në kumtesë, Banka e konsideron si hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve në rajon.

Chakrabarti do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev dhe me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski.

Kryetari i BERZH-it, theksojnë në kumtesë do të konfirmojë përkushtimin e Bankës lidhur me investimet e mëtutjeshme në vend dhe në Ballkanin Perëndimor.

Do ta theksojë edhe pozicionin e Bankës, si partner strategjik të Maqedonisë së Veriut, e cila deri më sot është investitor udhëheqës institucional me investim 1.9 miliardë euro në 150 projekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat