Anagnostopullu: Fqinjët tanë janë të vendosur të ecin përpara, duke i shkelur të gjitha pengesat nacionaliste

Maqedonia

Anagnostopullu: Fqinjët tanë janë të vendosur të ecin përpara, duke i shkelur të gjitha pengesat nacionaliste

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:56
Sia Anagnostopullu

Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu, përmes profilit të saj zyrtar në Tuiter, mbrëmë vonë e komentoi  rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e Pendarovskit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Maqedonia e Veriut i dha fund së kaluarës nacionaliste me VMRO-në. Pas Marrëveshjes së Prespës, zgjedhjet presidenciale tregojnë se fqinjët tanë janë të vendosur që të shkojnë përpara, duke i shkelur të gjitha pengesat nacionaliste”, shkroi Anagnostopullu në Tuiter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat