Ivanovi po largohet, nuk tregon se çfarë do bëj, por dihet se sa do jetë rroga e tij?!

Maqedonia

Ivanovi po largohet, nuk tregon se çfarë do bëj, por dihet se sa do jetë rroga e tij?!

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:16
Gjorgje Ivanov

Presidenti Gjorgje Ivanov më 12 maj duhet të lë detyrën për shkak të përfundimit të mandatit pesëvjeçar.

Sipas portalit Plusinfo, ai ka të drejtën e pensionit që është një rrogë e presidentit mbi 1.250 euro.

Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, a do ti kthehet punës si profesor në Universitetin e Shkupit, apo do të jetoj në pension, por duke i takuar e drejta e një zyreje, dhe tre bashkëpunëtor të kabinetit të tij.

Ai po ashtu si president ka të drejtën e truprojes personale dhe shfrytëzimin e një makine zyrtare dhe të shoferit.

Branko Cërvenkovski ish-parardhësi i Ivanovit po e shfrytëzon pensionin jetësor dhe kabinetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat