Shtatë bulevarde do të mbyllen për vizitën e Papës, MPB bën thirrje për durim

Maqedonia

Shtatë bulevarde do të mbyllen për vizitën e Papës, MPB bën thirrje për durim

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:43
Shkupi

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Toni Angellovski, sot në konferencë për shtyp tha se policia është e përgatitur për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se dita e nesërme do të kalojë në mënyrë të organizuar dhe ftoi qytetarët të kenë durim, pasi disa rrugë në pjesën qendrore do të mbyllen për komunikacion.

“Gjatë ditës së nesërme prej orës 06:00 deri 19:00 do të ketë ndalesë për lëvizje në unazën e madhe, ndërsa trafiku do të rikahëzohet në rrugë tjera. Pjesa ndaluese ku nuk do të lejohet lëvizje me makina fillon nga rruga ’11 Tetori’ tek udhëkryqi me rrugën ‘Koço Racin’, deri tek udhëkryqi me rrugën ‘Dimitrije Çupovski’. Ndalesë për makina gjithashtu do të ketë në rrugën ‘Dame Gruev’, ‘Maqedonia’, ‘Vasil Glavinov’, ‘Shën Klimenti i Ohrit’ dhe ‘Ilko Duka’. Bulevardi ‘Nënë Tereza’ tek Qendra Klinike gjithashtu do të mbyllet për makina prej orës 08:15 deri 10:15”, tha Angellovski.

Ai tha se gjithashtu “Ura e arteve” dhe “Ura e gurit” do të jenë të mbyllura.

Ndërsa ndjekja e liturgjisë së papës nuk do të lejohet të ndiqet nga hapësirat e ndërtesave në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat