Më 1 qershor Jankullovska duhet të kthehet në burg

Maqedonia

Më 1 qershor Jankullovska duhet të kthehet në burg

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:16
Gordana Jankullovska

Ish-ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska më 1 qershor do të duhet të lajmërohet në burg për të vuajtur dënimin me 4 vjet burg e cila u gjykua në rastin e PSP-së “Tanku”, kanë njoftuar nga Gjykata Penale.

Gjykatësi me procedurë paraprake e ka pranuar kërkesën e saj për të shtyrë dënimin për disa muaj për shkak të fëmijës së saj, i cili ende nuk kishte mbushur 1 vjet. Apeli në fund të Marsit ka sjell vendim me çka i ka ulur dënimin nga 6 në 4 vjet ish-ministres Jankullovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat