Maqedonia e Veriut, Bushati: Shqiptarët forcë lëvizëse e kursit euroatlantik, roli i tyre shtet-formues është në rritje

Maqedonia

Maqedonia e Veriut, Bushati: Shqiptarët forcë lëvizëse e kursit euroatlantik, roli i tyre shtet-formues është në rritje

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:17
Ditmir Bushati

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, si edhe faktorin shqiptar në këtë proces.

Në një shënim në facebook Bushati shprehet se mbështetja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për Presidentin e Zgjedhur Stevo Pendarovski është një mbështetje e qartë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, stabilitetin demokratik dhe shoqërinë multietnike.

“Mbështetja e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për Presidentin e Zgjedhur Stevo Pendarovski është një mbështetje e qartë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, stabilitetin demokratik dhe shoqërinë multietnike.

Që prej platformës të bashkëpunimit të partive politike shqiptare, të Janarit 2017, roli i shqiptarëve si komunitet shtet-formues është në rritje. Për herë të parë Kryetari i Kuvendit është Shqiptar.

Përdorimi i simboleve dhe gjuhës shqipe po avancon në të gjitha nivelet, ndonëse ende e panjohur në menyrë eksplicite në Kushtetutë.

Ky kurs duhet thelluar si e vetmja rrugë për ndërtimin e një shoqërie europiane ku dy komunitetet kryesore shtet-formuese punojnë së bashku.

Shqiptarët dëshmuan edhe një herë se janë një forcë lëvizëse e kursit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut! Urime!”përfundon Bushati statusin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat