Mançevski: “Fshesa” do të përfshijë ata të cilët marrin paga dhe nuk shkojnë në punë

Maqedonia

Mançevski: “Fshesa” do të përfshijë ata të cilët marrin paga dhe nuk shkojnë në punë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:20
Damjan Mançevski

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski ka deklaruar se ata që marrin paga, dhe nuk shkojnë në punë do të përfshihen nga “fshesa” të cilën paraprakisht e kishte paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev.

Sipas tij, të gjitha reformat në lidhje me strukturimin e sektorit publik do të diskutohet me të gjitha partitë politike që opozita mos të ketë hapësirë për të akuzuar për revanshizëm politik.

Në lidhje me punën e tij ai ka thënë se mundet që i njëjti ta kryejë edhe me më shumë sukses, mirëpo qytetarët e kanë fjalën e fundit.

Do të respektojë vendimin nëse Kryeministri Zoran Zaev vendos që ai të lëshojë këtë ministri, si pjesë e ndryshimeve të përbërjes qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat