VMRO-ja kërkon procedurë kundër Zoran Zaevit dhe vëllait të tij

Maqedonia

VMRO-ja kërkon procedurë kundër Zoran Zaevit dhe vëllait të tij

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:24
Dimçe Arsovski

VMRO-DPMNE-ja parashtroi kërkesë për hapjen e parashtresave të reja në Komisionin Antikorrupsion për raste që kanë të bëjnë me kreun e pushtetit aktual dhe familjarët e tyre. Zëdhënësi i partisë opozitare Dimçe Arsovski i dorëzoi materialet dhe siç u shpreh do të tentojnë ta përkujtojnë Komisionin Antikorrupsion për disa raste, e gjithë kjo me qëllim që të mësohet e vërteta dhe të arrihet deri te epilogu i tyre. Arsovski kërkoi nga antikorrupsionarët të punojnë në raste që kanë të bëjnë me kryeministrin Zoran Zaev dhe vëllain e tij Vice Zaev, si dhe në dyshimet për procedura të paligjshme për zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Zoran Zaevi është i falur për krim me vlerë prej tetë milionë euro për rastin “Global” dhe ende opinioni nuk ka marrë përgjigje çfarë dhe sa përfituan ai dhe partnerët e tij afarist që ishin të falur nga rasti “Global” ku është kapur në flagrancë dhe më vonë siç e dimë të gjithë, është falur- tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat