Osmani: Perspektivat evropiane derivate bazë për integrimet evropiane

Maqedonia

Osmani: Perspektivat evropiane derivate bazë për integrimet evropiane

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:55
Bujar Osmani

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe UNDP, përfaqësuar nga Përfaqësuesja e përhershme në vend, Narine Sahakijan, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim projekti.

“UNDP është partner i kamotshëm dhe përkrahës i politikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ky projekt është vetëm vazhdimësi e bashkëpunimit për krijim të mjedisit më të mirë për ndërlidhjen e ekonomisë nacionale me ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së”, theksoi Osmani, pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke potencuar se studimi i ri i cili do të del nga projekti, do të përmbajë skenarin e mundshëm për dinamikën e aderimit në BE dhe ndikimin ndaj cilësisë së jetës së qytetarëve, përmes shfrytëzimit të përvojave të vendeve që së shpejti janë bë anëtare të BE-së, si dhe pasqyrën e rritjes së mundshme të shpenzimeve të administratës publike dhe shoqatës së biznesit për shkak të përshtatjeve të detyrueshme me standardet e BE-së.

“UNDP me përkushtim vazhdon ta përkrahë vendin në rrugën e BE-së. Kemi përvojë të gjatë për këshillim rreth kësaj teme në tërë rajonin, si dhe rolin e ndërmjetësuesit në shkëmbimin e ekspertizave dhe përvojave me anëtaret e reja. Me këtë, në mënyrë plotësuese e përforcojmë partneritetin strategjik të Qeverisë dhe bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë në avancimin e integrimeve të BE-së dhe të agjendës 2030 me qëllim që askush mos të jetë i lënë anash”, deklaroi përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakijan.

Projekti i ri “Rruga evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Arritje e zhvillimit më të shpejtë, më përfshirës dhe më të qëndrueshëm” financohet nga UNDP dhe do të zgjasë 7 muaj. Në këtë periudhë do të mbahen një sërë konsultimesh dhe analizash në bashkëpunim me institucionet shtetërore, shoqatat e biznesit dhe shoqërinë civile.

Ky proces i konsultimeve do të rezultojë me studim, i cili do të jetë i zhvilluar me përkrahje të ekspertëve nacional dhe ndërkombëtar, me qëllim që t’ju ndihmohet vendimmarrësve dhe shoqërisë në sjelljen e vendimeve, dhe që të krijohet bazë analitike e fuqishme për kuptim më të mirë të efekteve të procesit për aderim në BE dhe për arritje të zhvillimit më të shpejtë, më përfshirës dhe më të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat