ASH uron Pendarovskin, ja mesazhi?

Maqedonia

ASH uron Pendarovskin, ja mesazhi?

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:10
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët ka uruar zgjedhjen e Stevo Pendarovskit për president të vendit, pas fitores në zgjedhjet e djeshme.

“Falënderojmë qytetarët që shprehën Sovranitetin në format e tyre. Urojmë Stevo Pendarovskin!”, thekson kjo parti.

Sipas saj, Demokracia është vullnet shumice në duart e sovranit, e tillë ishte edhe zgjedhja e djeshme e Presidentit të shtetit.

“Ne urojmë të gjithë qytetarët që shprehën sovranitetine tyre, gjithsecili në formën e vet. Në fund të fundit kjo është demokracia.
Ndërsa z. Pendarovski i urojmë zgjedhjen për President të RMV. Urojmë që ky institucion të frymojë në frymën e realitetit etnik që ka RMV dhe ti jepen fund njëherë e përgjithmonë praktikave të deritanishme.”, thekson ASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat