Takimi i fshehtë i Gruevskit me rusët në Budapest - Bota Sot
Takimi i fshehtë i Gruevskit me rusët në Budapest

Maqedonia

Takimi i fshehtë i Gruevskit me rusët në Budapest

Më: 6 maj 2019 Në ora: 21:39
Foto

Instituti IFIMES me seli në Lubjanë ka publikur një analizë, ku mes tjerash shkruan për “Takim të fshehtë mes Gruevskit dhe Rusëve në Budapest”.

Në këtë analizë thuhet se Rusia ende nuk ka hequr dorë nga qëllimi për ta penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe përkundër Protokollit të nënshkruar për anëtarësim në Aleancë. “Dëshmi për këtë është rrjeti i shpërndarë gjerësisht i agjentëve rusë, veçanërisht prezente në hapësirat shqiptare në Maqedoninë Veriore gjatë zgjedhjeve presidenciale. Habit fakti se disa liderë shqiptarë janë të kyçur në aktivitetet e përmendura.

Zhvillimet në prapaskenën e skenës politike maqedonase tregojnë se një pjesë e shqiptarëve ende bashkëpunojnë ngushtë me VMRO-DPMNE-në dhe ruan komunikimin/bashkëpunimin me Nikolla Gruevskin. Risi në këtë paraqet edhe bashkëpunimi direkt i shqiptarëve me rusët përmes Gruevskit, që nuk është vërejtur në historinë moderne të shqiptarëve, të cilët raportet e tyre strategjike i zhvillonin në mënyrë prioritare me SHBA-të”, shkruan në analizë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...