Kjo është agjenda e Papës pas arritjes në Maqedoni

Maqedonia

Kjo është agjenda e Papës pas arritjes në Maqedoni

Më: 7 maj 2019 Në ora: 07:52
Papa Francesku

Papa Francesku do të qëndrojë sot në Maqedoninë Veriore.

Mediat në Maqedoni kanë publikuar agjendën e tij gjatë kësaj vizite.

 Papa Françesku me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti George Ivanov në orën 9:00 në Villën Vodno.

Pas kësaj pritje Papa do të ketë një takim me presidentin e Maqedonisë dhe familjen e tij po në të njëjtin vend.

Pas takimit me presidentin Papa do të takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij.

Papa do të takohet edhe me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në vend, pas së cilës fjalime do të kenë  presidenti Ivanov dhe Papa Françesku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat