Sot shënohet 7 maji – Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Sot shënohet 7 maji – Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut

Më: 7 maj 2019 Në ora: 09:10
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme sot do ta shënojë 7 Majin – Ditën e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dje përmes një video-porosi tha se gjatë dy viteve të kaluar është angazhuar për zgjidhjen e gjitha problemeve të policisë.

“Para dy viteve qëllimi im si ministër ishte ta kthejë autoritetin e Ministrisë dhe t’u mundësojë të punësuarve që në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi t’i kryejnë të gjithë detyrat punuese. Gjatë dy viteve të kaluara si ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u angazhova për zgjidhjen e të gjitha problemeve të grumbulluara me të cilat ju jeni ballafaquar në vitet më parë”.

“Së bashku me ju arritëm një pjesë të tyre edhe t’i tejkalojmë dhe me këtë hapim mundësi të reja për arritjen e rezultateve edhe më të mëdha në periudhën që vijon”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në video porosinë që dje e dërgoi deri te të gjithë pjesëtarët e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat