16 aksidente trafiku në kryeqytet brenda 24 orësh, 18 persona të lënduar

Maqedonia

16 aksidente trafiku në kryeqytet brenda 24 orësh, 18 persona të lënduar

Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:39
Foto aksidenti

Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur gjithsej 16 aksidente në të cilat një person është lënduar më rëndë, ndërsa 17 kanë kaluar me lëndime më të lehta trupore, tregojnë të dhënat nga buletini i SPB Shkup.

Gjatë ditës së djeshme në Shkup janë sanksionuar katër shoferë për vozitje të automjetit para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet, ndërsa një shofer për kalim në udhëkryq në dritën e kuqe.

Policia e trafikut ka dhënë 14 dënime për parkim të parregullt, ndërsa karrotreci ka marrë 10 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat