Mbyllet rruga për në Aeroportin e Shkupit nga ora 16:30

Maqedonia

Mbyllet rruga për në Aeroportin e Shkupit nga ora 16:30

Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:25
Aeroporti i Shkupit

Për shkak të vizitës së papa Françeskut rruga deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ishte e mbyllur për komunikacion prej nga ora 7:30 deri në orën 9, për çka të gjithë udhëtarët të cilët kanë fluturime në mëngjes është dashur të arrijnë në aeroport deri në orën 7.

Siç kumtoi koncesioneri i aeroportit TAV Maqedoni,udhëtarët të cilët kanë fluturime gjatë mbrëmjes, duhet të arrijnë më së voni deri në orën 15:30 sepse nga ora 16:15 rruga deri në aeroportin e Shkupit do të jetë përsëri e mbyllur për qarkullim.

Detaje lidhur me regjimin e komunikacionit nga aeroporti deri në Shkup dhe ndryshime eventuale, janë në dispozicion në ueb faqen https://papa.mk/soobrakjaj/.

Tek transporti i rregullt me autobusë për udhëtarët e TAV Maqedoni, nga Qyteti i Shkupit deri në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe anasjelltas, me transportuesin zyrtar “Manora”, sot orari kohor i linjave të autobusit nuk do të pësojë ndryshime, përveç linja e cila në orën 8:30 niset nga aeroporti drejt Shkupit do të niset gjysmë ore më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat