Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohet rëndë një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohet rëndë një person

Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Mbrëmë në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek udhëkryqi për rrugën lokale ka ndodhur një aksident, në të cilin lëndime të rënda ka marrë një person.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur mes makinës “Tico” me targa të Shkupit, e drejtuar nga SH.I (40) nga fshati Debërcë e Tetovës dhe makinës “Volkswagen” me targa të Tetovës, e drejtuar nga R.M (64) nga fshati Tearcë.

Nga ky aksident është lënduar shoferi SH.I, i cili me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga MPB thonë se ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat