Reshjet e shiut në Strugë ndotin ujin, nuk duhet të përdoret për pije

Maqedonia

Reshjet e shiut në Strugë ndotin ujin, nuk duhet të përdoret për pije

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Pas reshjeve të shiut në Strugë dhe rajon, uji nga ujësjellësi i qytetit është turbulluar dhe nuk duhet të përdoret.

Nga Ndërmarrja Ndërkomunale Publike “Proaqua” në Strugë, thonë se po punojnë në sanimin e këtij problemi dhe pastrimin e ujit.

“Kërkojmë nga të gjithë përdoruesit që të marrin parasysh këtë njoftim dhe të mos e përdorin ujin derisa të njoftohet e kundërta”, thonë nga ndërmarrja.

Në njoftim ata theksojnë se ka pasur takime me përfaqësues të kompanisë “MHE Hidrocentrale”, që janë angazhuar se problemi do të zgjidhjet përfundimisht deri në fund të vitit dhe nuk do të ketë të tilla situata kur të ketë reshje të shumta të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat