Në Shtip ndërroi jetë një foshnje nëntëmuajshe

Maqedonia

Në Shtip ndërroi jetë një foshnje nëntëmuajshe

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:44
Foshnje

Në Stacionin policor-Shtip herët në mëngjes, në orën 3:05, nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore është paraqitur se në rrugën “Zhelezniçka” ndodhet një foshnje e vdekur nëntëmuajshe.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova informoi se nga ana e nëpunësve policorë në SPB-Shtip është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se ditën e njejtë rreth orës 3:00, 32-vjeçarja E.M., nënë e foshnjës, ka vërejtur se foshnja nuk ka shenja jete prandaj ka thirr ekipin e Ndihmës së shpejtë, ndërsa nga ana e tyre është konstatuar vdekja.

Nga biseda me nënën e foshnjës dhe vjehrrit të saj A.M. kanë kuptuar se foshnja mbi një javë ka qenë e sëmurë, por të nejjtit nuk e kanë dërguar në spital por e kanë mjekuar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit themelor publik nga Shtipi, trupi i foshnjës së vdekur është dërguar në obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat