Ish kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup e ka ndjekur liturgjinë e shenjtë të Papa Franceskut, njofton Portalb.mk.
Kosor e ka ndjekur meshën e Papës nga pjesa në të cilën ka qenë kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar.
Për vizitën e Papës në Shkup, me autobusë kanë arritur mijëra besimtarë nga Kroacia, të organizuar nga Kisha Katolike.
Jadranka Kosor ishte kryeministre e Kroacisë në vitet 2009-2011.