Ka ndërruar jetë ish deputetja e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Ka ndërruar jetë ish deputetja e VMRO-DPMNE-së

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:08
Blagorodna Duliç

Sot ka ndërruar jetë ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së në përbërjen e kaluar, Blagorodna Duliç. Ajo ka lindur më 18.04.1941 në Koçan, kurse me profesion ishte juriste.

Ishte kryetare e Komisionit Juridiko-ligjvënës. Më parë ishte anëtare e Këshillit gjyqësor republikan si dhe gjykatëse në Gjykatën Supreme.

Varrimi do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 12:30 në kapelën e varrezave në komunën Butel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat