Për herë të dytë Liqeni i Osllomejt afër Kërçovës pasurohet me peshq

Maqedonia

Për herë të dytë Liqeni i Osllomejt afër Kërçovës pasurohet me peshq

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:13
Për herë të dytë Liqeni i Osllomejt afër Kërçovës pasurohet me peshq

Ideja e një grupi më të madh entuziastësh nga Kërçova për pasurimin Liqenit të Osllomejt me peshq sot u realizua me lëshimin e 500 kilogramë peshqve me peshë prej 70 gramë deri 1,5 kilogramë.

“Idenë tonë dhe dëshirën për ta pasuruar Liqenin e Osllomejt e realizuam. Që ta realizojmë këtë ide në bazë vullnetare grumbulluam rreth 90 mijë denarë dhe kemi blerë 500 kilogramë krap me peshë prej 70 deri 1,5 kilogram për copë. Peshkun e kemi blerë nga baseni për shumimin e peshqve ‘Akuatika’ nga Negotina”, tha Besmir Elezi një nga nismëtarët e kësaj ideje.

Elezi thotë se pret në liqen të rritet sasia e peshkut dhe se ky në të ardhmen do të bëhet destinacion i dëshiruar për një numër të madh peshkatarësh, si nga Kërçova ashtu edhe nga qytetet fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat