Fluks i shtuar të pacientëve në “8 Shtatori”

Maqedonia

Fluks i shtuar të pacientëve në “8 Shtatori”

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:27
Spitali 8 shtatori

Për 30 për qind më shumë është rritur numri i pacientëve të cilët i janë drejtuar Spitalit të Qytetit “ 8 Shtatori” në Shkup, pasi autoritetet Shëndetësore një ditë më parë njoftuan se për shkak të vizitës së Papës, Qendra Klinike nuk do të jetë e hapur për pacientët, ndërsa do të pranohen vetëm rastet urgjente dhe qytetarët të cilët nuk janë informuar në kohë për restrikcionet.

"Gjatë periudhës nga ora 18:00 e ditës së djeshme, deri në orën 12 të ditës së sotme në Qendrën Urgjente dhe Ambulancave të cilat janë 20 në numër janë kontrolluar gjithsej 351 pacientë. Prej tyre, rreth 178 në Urgjencë dhe rreth 174 në Ambulancat tona. Të hospitalizuar kemi 43 pacientë dhe nga gjithë këta të hospitalizuar janë bërë ndërhyrje kirurgjike te 17 pacientë. Deri në fund të ditës, Spitali “8 shtatori” do të punojë me kapacitet të plotë me ekipe mjekësore të shtuara dhe do t’i pranojë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore”.- theksoi Hristijan Kostov,  Drejtor i Spitalit ” 8 Shtatori” Shkup

Ngjashëm si Spitali “8 shtatori” situata ishte edhe në Spitalin kirurgjik “ Shën Naumi i Ohrit” i cili poashtu ka pasur rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë.

"Gjatë ditës së djeshme, më datë 6 maj kishte rritje jo aq të lartë të numrit të pacientëve. Rreth 10% mund të thuhet se është rritur numri i pacientëve,  gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme. Rritëm numrin e infermierëve, personelit teknik mjekësor, si dhe mjekëve që të jenë të gatshëm për pranim të shumë pacientëve, mirëpo gjithçka po ec normalisht, dhe deri më tani, gjithçka shkon si zakonisht, ne jemi të gatshëm”.- u shpreh Ivan Spirovski, Drejtor i spitalit kirurgjik ” Shën Naumi i Ohrit”

Të gjithë pacientët të cilët kanë pasur të caktuar orare për sot në Qendrën Klinike të njëjtët janë shtyrë për ditët në vijim. Disa nga pacientët janë njoftuar se për kur iu janë ricaktuar oraret, ndërkaq shumë të tjerë ende nuk e dinë se kur do t’i kryejnë kontrollete caktuara. Nga e mërkura gjithçka do t’i kthehet funksionimit të zakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat