Vetëm pesë dit e ndajnë Stevo Pendarovskin nga inaugurimi solemn dhe akomodimi në Villa Vodno, me çka, edhe zyrtarisht do të bëhet Presidenti i pestë i Maqedonisë së pavarur, përcjellë Zhurnal.
Ashtu sikurse deri tani, në seancë të veçantë Kuvendare, në prezencë të deputetëve, anëtarëve të Qeverisë, liderëve fetar, njerëzve të parë të armatës dhe ambasadorët, Pendarovski do të japë deklaratën e tij solemne, pas çka do të fillojë dhe mandati i tij pesë vjeçar.
Kështu para pesë viteve u bë inaugurimi i Ivanovit, dhe nëse ndiqet protokoli i atëhershëm, nga Kuvendi, Pendarovski do të udhëtojë në Vila Vodno ku me një ceremoni të shkurtër, presidenti në ikje Ivanov do t'ia dorëzojë funksionin dhe kabinetin e Presidentit të ri, me çka edhe zyrtarisht do të fillojë dita e parë e punës si shef i shtetit.
Deri tani nuk është bërë e ditur nëse është ftuar ndonjë politikan i huaj.
Nga Kuvendi thonë se do të ftojnë të mer pjesë edhe ish presidenti, i vetmi i gjallë, Branko Crvenkovski. Përsëri nëse ndjekim përvojat e deritanishme, në seancë mund të ftohen dhe presidentët e shteteve fqinje.
Ndryshe Pendarovski në zgjedhjet e së dielës mposhti kandidaten e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovskën me 58.499 vota epërsi.