Dita e policisë, Spasovski zotohet për reforma

Maqedonia

Dita e policisë, Spasovski zotohet për reforma

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:52
Oliver Spasovski

Në shënimin e ditës së policisë, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski u zotua se do të vazhdojnë reformat brenda këtij dikasteri. Ai tha se në MPB nga viti i kaluar funksionon procesi i “vetingut” për të shkarkuar nga detyra ata që bartin uniformat dhe janë të përfshirë në korrupsion, krim dhe shkelje të tjera ligjore.

Me deklarimin tonë të qartë të vullnetit politik për ndryshime, policia si themel i sigurisë gjithëpërfshirëse të shtetit hapëroi në periudhë intensive të reformave dinamike. Edhe në këto reforma, Ministria nuk ka vepruar e vetme. Përkundrazi, duke punuar bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë, akademia dhe qytetarët ne i hapëm dyert e këtij institucioni, e cila më parë ishte e paprekshme”-tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski nuk deshi të komentojë se a do të futet “fshesa e Zaevit” edhe në postet udhëheqëse të MPB-së.

Drejtuesit e MPB-së ndanë mirënjohje udhëheqësve të sektorëve të policisë, ndërsa dekoruan edhe ambasadorët e disa shteteve, policitë e të cilëve kanë bashkëpunuar në ruajtjen e brezit kufitar gjatë menaxhimit me krizën e emigrantëve. Policia dekoroi edhe tre banorët e fshatit Llaskarcë të cilët ndihmuan udhëtarët e lënduar të autobusit të “Durmo turs” i cili përfundoi i rrokullisur në fushat e fshatit ku mbetën të vdekur 16 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat