Flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës shfaqen në pritjen e Papës në Shkup

Maqedonia

Flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës shfaqen në pritjen e Papës në Shkup

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:28
Flamuri kombëtar dhe ai i kosovës në qendër të Shkupit

Sot Papa Françesku vizitoi Maqedoninë e Veriut ku kishte edhe takime me krerët e institucioneve si dhe me përfaqësuesit fetarë të Maqedonisë së Veriut.

Papa Françesku vizitoi edhe përmendoren e Nëna Terezës në Shkup. Para përmendores ai u përkul dhe vendosi lule.

Ai në qendër të Shkupit mbajti edhe meshën ndërsa të pranishëm në meshë ishin rreth 15.000 qytetarë nga vendi por edhe nga jashtë.

Me flamuj të ndryshëm, vizitorët pritën Papën Françesko ndërsa ndër flamujt në rendin e parë të vizitorëve ishte edhe flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat