LAMM: Të enjten do të ketë aktivitete punuese në rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

LAMM: Të enjten do të ketë aktivitete punuese në rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:56
Ilustrim

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se më 09.05.2019 (e enjte) nga ora 07:00 në rrugën P1201 Mavrovë-Dibër tek fshati Skudrinje për shkak të aktiviteteve punuese rrugore komunikacioni do të zhvillohet në një korsi.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë qyteteve në vend po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kihet kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendi ku mund të ketë dhe rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat