Policia e Tetovës me donacion për fëmijët me nevoja të veçanta

Maqedonia

Policia e Tetovës me donacion për fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:57
Pamje nga takimi

Sot udhëheqja e Departamentit të Punëve të Brendshme në Tetovë mori përsipër që t’u dhurojë dhurata fëmijëve me nevoja të veçanta që qëndrojnë në qendrën e ditës në Tetovë. Arsyeja ishte Dita e Policisë – 7 maji, poashtu dhe ideja për t’u kushtuar më shumë vëmendje fëmijëve me nevoja të veçanta.

Me vizitën e sotme në këtë Qendër, Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë në një mënyrë të drejtpërdrejt edhe njëherë tregon se të gjithë fëmijët janë të njëjtë dhe se në mënyrë të barabartë meritojnë kujdes dhe dashuri.Një emocion i tillë u nda më së afërmi me fëmijët e Qendrës dhe me punonjësit e saj, detyrimet profesionale të të cilëve janë kujdes i përditshëm për ta, tha shefi i MPB, Admir Dalipi.

Shefi Dalipi në vizitën e Qendrës ishte i shoqëruar nga këshilltarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, Muhamed Rexhepi, Andrijana Savevska-Pavlovska dhe Ajten Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat