Vazhdojnë bisedimet për Ligjin për prokurori publike mes pushtetit dhe opozitës maqedonase

Maqedonia

Vazhdojnë bisedimet për Ligjin për prokurori publike mes pushtetit dhe opozitës maqedonase

Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:57
Prokurorisë Speciale Publike

Takim i ri pritet të ketë mes grupeve negociuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase VMRO-DPMNE për Ligjin për prokurori publike, ku rregullohet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.

Takimin e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, duke shpresuar se do të arrihet marrëveshja për Ligjin për prokurori publike, sepse ka pak ditë deri te përfundimi i raportit të Komisioni Evropian.

Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase deri tani kanë pasur disa takimi për Ligjin për prokurori publike. Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi PSP-së, fatin e procedurave ku tashmë të PSP-së.

Për miratimin e Ligjit për prokurori publike është e domosdoshme shumica prej dy të tretave dhe kjo është një nga kushtet për marrjen e datës për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat