Xhamia Orta në Strumicë do të riparohet me metoda nga Dubai dhe Stambolli

Maqedonia

Xhamia Orta në Strumicë do të riparohet me metoda nga Dubai dhe Stambolli

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:14
Xhamia Orta në Strumicë

Me metoda të zbatuara për mbrojtjen e xhamive në Dubai dhe Stamboll, do të riparohen dëmet e Xhamisë Orta në Strumicë, e cila vlerësohet si një nga lokalitetet më të rëndësishme kulturoro-historike në Strumicë.

Sipas drejtorit të “Lidhjes dhe Muzeut Strumica”, Aco Maninski, dëmtimet e objektit do të mbrohen me unaza karboni, që është metodë e rrallë për sanim, e që për herë të parë do të zbatohet tek ne.

“Për momentin po kërkohet arsyeja për çarjen e murit, që të mund problemin ta zgjidhim përgjithmonë, e jo përkohësisht”, tha Maninski.

Ai tha se qëllimi i riparimit të Xhamisë Orta është të bëhet në muze i kulturës islame në rajon, por edhe sallon për koncerte, pasi ka akustikë dhe hapësirë të mjaftueshme.

Projektin për riparimin e Xhamisë Orta, “Lidhja dhe Muzeu Strumicë” e realizon në bashkëpunim me Institutin e inxhinierisë së tërmeteve.

Xhamia Orta konsiderohet si një nga objektet më përfaqësuese shpirtërore-artistike në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat