“Interpoli dy muaj refuzon të publikojë fletarrestin për Gruevskin”

Maqedonia

“Interpoli dy muaj refuzon të publikojë fletarrestin për Gruevskin”

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:26
Nikolla Gruevski

Prokurorja Vilma Ruskoska deklaroi se Interpoli më shuma se dy muaj refuzon të publikojë fletarrestin ndërkombëtar par ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe për ta arratisurin na Selanik, Nikolla Boshkoski.

Ta dy janë të dyshuar si organizatorë për hyrjen e dhunshme në Kuvend.

Ajo tha se nuk dihen arsyet pse selia e Interpolit nuk i publikon fletarrestimet.

“Selia e Interpolit refuzon t’i publikojë fletarrestimet, dhe nuk japim arsyetim”, tha prokurorja Ruskovska duke thënë se për pesë personat tjerë të cilët ishin të akuzuar në lëndën tjetër pa problem fletarrestimet u publikuan.

Ruskovska shtoi se ka marrë dokumentim nga hetimi në Shqipëri për arratisjen e Nikolla Gruevskit dhe se deri në maj pret që deri në fund të majit të ngritet aktakuzë për gjashtë persona të dyshuar për ngjarjet në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat