Zaev dhe Rama për iftar tek kryeministri boshnjak Zvizdiq

Maqedonia

Zaev dhe Rama për iftar tek kryeministri boshnjak Zvizdiq

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:28
Zaev dhe Rama për iftar tek kryeministri boshnjak Zvizdiq

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në Iftar tek kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së, në të cilën ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Zaev në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se me ftesë të Zvizdiq morri pjesë në iftar së bashku me Edi Ramën.

“Ditët e agjërimit të Ramazanit përkujtojnë se mëshira, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj”, shkroi Zaev në Facebook.

Në Sarajevë sot mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat