Nju Jork Tajms: Vizita e Papës ndihmon që Maqedonia e Veriut të shfaqet në hartë

Maqedonia

Nju Jork Tajms: Vizita e Papës ndihmon që Maqedonia e Veriut të shfaqet në hartë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:37
Papa Francisku

“Maqedonia e Veriut të martën mori edhe një sinjal që pothuajse tre dekada izolim po vijn drejt fundit. Papa Francisku tha se Maqedonia e Veriut është urë mes Lindjes dhe Perëndimit, tha se historia e saj e diversitetit, mirë do t’i shërbejë në marrëdhëniet e saj me Evropën. Ai gjithashtu dha shpresë se ingerencat do të zhvillohen në mënyrë që do të jetë benefit për gjithë Ballkanin Perndimor”, publikoi gazeta amerikane Nju Jork Tajms në shkrimin me rastin e vizitës së Papës në vendin tonë, me titullin “Vizita e Papës ndihmon Maqedoninë e Veriut të vendoset në hartë”.

Autorja në tekst gjithashtu i analizoi edhe marrëdhëniet brendapolitike, në bazë të fjalimit të djeshëm të presidentit në ikje, Gjorge Ivanov.

“Por, jo të gjithë e kanë ndarë entuziazmin e Papës për zhvillimin e ngjarjeve në këtë shtet. Presidenti Ivanov, i cili e përfaqëson partinë, për të cilën Marrëveshja e Prespës është tradhti, i tha Papës se vjen në kohë të ndarjeve në vend, të cilin e titulloi Republika e Maqedonisë”, theksohet në tekst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat