Deskoska: Nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me dallimet për Ligjin për Prokurori Publike

Maqedonia

Deskoska: Nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me dallimet për Ligjin për Prokurori Publike

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:48
Prokuroria Publike

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot pas përfundimit të raundit të ri të bisedimeve për çështjet kyçe nga reforma e drejtësisë deklaroi se nuk ka kurrfarë zhvendosje lidhur me dallimet midis pushtetit dhe opozitës rreth ligjit për prokurorinë publike.

“Për Ministrinë e Drejtësisë nuk është e pranueshme vendosja e dispozitës në ligjin që do të thotë amnisti e fshehur”, ka thënë Deskoska nga hoteli “Meriot” ku duhet të mbahet konferenca për luftën kundër korrupsionit.

Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i procedurave të cilat tani më të filluara dhe përdorimin e dëshmive, gjegjësisht dy palët më së shumti kontestojnë për nenin 105 nga ligji që e rregullon vazhdimin e procedurave dhe fatin e dëshmive nga bisedimet e përgjuara.

Marrëveshja për këtë ligj është një prej kushteve për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

Takimi i ardhshëm i grupeve të punës është caktuar për të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat