PSP ka indikacione, por nuk ka “bomba”, për sulmet terroriste në Lagjen e Trimave

Maqedonia

PSP ka indikacione, por nuk ka “bomba”, për sulmet terroriste në Lagjen e Trimave

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:55
PSP

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për procedurën para hetimore lidhur me ngjarjet e Kumanovës në “Lagjen e Trimave”, ajo theksoi se ka indikacione se si kanë ndodhur ngjarjet, por PSP-ja nuk posedon biseda në lidhje me ngjarjet.

Meqenëse ne nuk posedojmë “bomba” për ngjarjet në Kumanovë që nesër mbushen katër vjet, Janeva ka theksuar se nuk dihet kur, gjegjësisht nëse kjo Prokurori do të mundet të përgjigjet për këtë lëndë.

“Kemi indikacione për atë se si janë zhvilluar ngjarjet e Kumanovës, mirëpo nuk kemi hasur në biseda që të mundemi të thirremi në juridiksion për këtë lëndë. Procedura para hetimore është hapur, mirëpo do të jetë shumë e rëndë të veprohet. Pyetja është nëse PSP-ja do të mund të merret me rastin” – është përgjigjur Katica Janeva, për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Në këtë lëndë, për të cilin Gjykata Themelore – Shkupi 1 ka sjellur aktvendime me dënime drakonike, pak para më shumë se një vit, gjendet në fazën e ankimimit, gjegjësisht pritet nga Gjykata e Apelit në Shkup që të caktojë seancë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat