Ruskovska: Gjykatësit, deputetët dhe prokurorët duhet të dënohen më rreptësisht

Maqedonia

Ruskovska: Gjykatësit, deputetët dhe prokurorët duhet të dënohen më rreptësisht

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:30
Vilma Ruskovska

Shefja e Prokurorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska tha se bartësit e funksioneve publike duhet të dënohen më ashpër.

“Mendoj se bartësit e funksioneve publike, siç janë deputetë, gjykatës, prokurorë, duhet gjithmonë të dënohet më rreptësisht, për shkak se ata janë ata që duhet ta zbatojnë ligjin”, tha Ruskovska.

Në pyetjen nëse Prokuroria për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka hapur lëndë për funksionarët aktual të pushtetit, Ruskovska tha:

“Por, kemi disa procedura parahetimore”.

Ajo gjithashtu deklaroi se Interpoli tashmë dy muaj refuzon të publikojë fletarrestin ndërkombëtar dhe se deri në fund të muajit maj pritet lëshohet aktakuzë për 6 persona për ngjarjet e 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat