Mediat franceze për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Mediat franceze për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:53
Mediat franceze

Mediat franceze dhe mediat frankofonike me kujdes të madh e ndoqën vizitën e papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, raportoi korrespondenti i MIA-s.

Figaro publikoi një tekst me titull “Papa e nderon Nënë Terezën” dhe gazeta e përditshme “La Kroa” me një demagogji demokristiane dhe që disa e konsiderojnë si zërin katolik në Francë, zgjodhi titullin “Në Maqedoni papa i të varfërve shkon pas hapave të Nënë Terezës “- fëmija më i njohur i Maqedonisë së Veriut. La Kroa shkruan një reportazh të gjerë për “rolin aktiv të pakicës katolike në kohezionin e vendit”.

Gazeta, si pothuajse të gjitha mediat e tjera franceze që kanë ndjekur vizitën, përveç mesazhit fetar të Papa Françeskut në plan të parë e vënë edhe mesazhin politik, në të cilën ai “inkurajon ankorimin evropian të Maqedonisë së Veriut”, e cila “pranoi dhe ndihmoi shumë refugjatë emigrantë që vijnë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme . Pranim i cili vetëm mund të përshëndetet sepse “e nderon dhe flet për shpirtin e popullit”. Nga Shkupi, Papa dërgoi një thirrje për integrimin e vendit në Evropë duke respektuar diversitetin e të drejtave themelore.

“Le Mond” nënvizon se ndryshimi i emrit e ka ndarë vendin. Presidenti që po largohet e theksoi atë në një fjalim mikpritës. “Ju keni ardhur në një kohë kur shoqëria maqedonase është thellësisht e ndarë dhe Maqedonia është plagosur rëndë nga premtimet e tradhtuara, pritjet e mashtruar dhe besimi i shkatërruar në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Gjorge Ivanov, disa ditë pas zgjedhjes së pasardhësit të tij, socialdemokratit Stevo Pendarovski.

Kjo nuk e pengoi Papën që të përshëndetë Maqedoninë, për “përzierjen e kulturave, përkatësive etnike dhe fetare” që “çuan në një bashkëjetesë paqësore dhe të qëndrueshme në të cilën çdo identitet mund të shprehej dhe zhvillohej pa u mohuar, shtypur ose diskriminuar nga të tjerët, një shembull i referencës për bashkëjetesë paqësore dhe vëllazërore, në respekt reciprok “.

Agjencia Frans Pres, ashtu si Euronjuz, e transmetojnë pikërisht përshëndetjen e Papës për “mozaikun e kulturave” që përfaqëson Maqedonia e Veriut. Këtu theksohet se Papa Françesku i kërkoi Ballkanit të përfshihej në rrugën e bashkëjetesës dhe pajtimit, një thirrje të dërguar nga një vend që është një mozaik i kombësive dhe i feve. Ndërsa Tribun de Zhenev mban titullin “Papa kremtoi unitetin në “mozaik “gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut.

Për Vatikan njuz, “Në Maqedoninë e Veriut, Papa mbolli farën e vëllazërisë”. Ky portal e transmeton në tërësi gjithë pres konferencën e Papës në aeroplanin që kthehej nga Shkupi në Romë.

Gazeta Zhurnal di Montreal dhe Metro i referohen një aspekti tjetër të vizitës së Papës, takimit të tij me priftin katolik me një rit oriental, i cili para Papës së bashku me gruan dhe fëmijët e tij e lavdëruan jetën martesore dhe Le Monde” parisien zgjodhi titullin ” Ëndërroni, ëndërroni ëndrra të mëdha” – është mesazhi i dërguar nga Papa për të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat