Kryqi i Kuq: Popullata e ndjeshme ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje

Maqedonia

Kryqi i Kuq: Popullata e ndjeshme ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:10
Kryqi i Kuq

Kryqi i Kuq i Maqedonisë sot e shënon Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, me qëllim që të inspirohet dhe t’i promovojë aktivitetet humanitare të cilat i kanë zbatuar kjo organizatë dhe shoqatat kombëtare, por edhe të tregojë në nevojën për ndihmë dhe mbështetje të popullatës së ndjeshme.

“Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është ditë ndërkombëtare kushtuar uljes së vuajtjeve të njerëzve, ruajtjes së dinjitetit njerëzor, mbrojtjen e jetës së njerëzve, tejkalimin e pasojave nga nga gjendjet e jashtëzakonshme dhe katastrofave natyrore siç janë përmbytjet, epidemitë dhe tërmetet. Parimet tona në të cilat përkujtohemi në këtë ditë janë paanshmëria, humaniteti, uniteti dhe shërbimi vullnetar”, tha kryetari i Kryqit të Kuq i Republikës së Maqedonisë Romel Velev.

Dëshirojmë, tha ai, ta kthejmë vëmendjen te opinioni të qëllimit tonë themelor, ndërsa me këtë, ta mbrojmë jetën dhe mirëqenien e njerëzve të ekspozuar në rreziqe dhe ta ruajmë dinjitetin e viktimave nga përleshjet e armatosura dhe llojeve të tjera të dhunës.

Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe sivjet po shënohet nën moton “Dashuri”. Kjo ditë paraqet shënim vjetor të parimeve të lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Kjo ditë po shënohet në nder të themeluesit të kësaj lëvizje Anri Dinan, i cili ka lindur më 8 maj të vitit 1828, ndërsa është fitues i Çmimit të parë Nobel për Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat