Edhe pesë raste të reja me fruth

Maqedonia

Edhe pesë raste të reja me fruth

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:27
Fruthi

Pesë raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup, dy prej të cilëve janë ndalur për hospitalizim. Bëhet fjalë për paciente 22 vjeçe nga Çairi si dhe pacient 36 vjeçar nga Gazi Baba. Të dy të pa vaksinuar. Për momentin në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtruar 33 pacientë, 8 prej të cilëve fëmijë.

Në rrezik për jetën ndodhet pacientja 16 vjeçare me paralizë cerebrale e cila është me pneumoni masive si pasojë e fruthit dhe qëndron në ventilim mekanik në Repartin intensiv. Nëpër repartet tjera në gjendje të rëndë si pasojë e fruthit ndodhen edhe tre pacientë të tjerë të moshave madhore – njoftojnë nga Klinika për Sëmundje Infektive.

Vaksinimi jashtë Shkupit mbetet ende i ulët. Gjatë ditës së nesërme Komisioni për Sëmundje ngjitëse do të diskutojë mbi arsyet që çojnë në interesimin e ulët për pranimin e vaksinës.

Janë dhënë të gjitha rekomandimet të cilat duhet të jepen për një gjendje të tillë epidemie. Në bazë të të dhënave dhe numrave të fundit konsiderojmë se nuk ka nevojë për masa shtesë, pos zbatimit të masave të cilat veçmë janë në fuqi – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë vaksinimi nëpër shkolla vazhdon ende. Ditë më parë Qeveria njoftoi se asnjë fëmijë i pa vaksinuar nuk do të pranohet në klasë të parë, dhe se dokumenti i cili do të vërtetojë se fëmija është i vaksinuar do të jetë kushti për pranim në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat