“Maxhar Telekom”, dëshmoi Borçe Davitkovski

Maqedonia

“Maxhar Telekom”, dëshmoi Borçe Davitkovski

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:17
Borçe Davitkovski

Me kërkesë të palës mbrojtëse, në rastit “Maxhar Telekom” dëshmoi Borçe Davitkovski. Ish kryetari i Bordit të drejtorëve të Telekomit, tha se nuk mund të vërtetojë që gjithçka është punuar sipas ligjit, me që nuk kishte qasje në vendimet jashtë bordit.  Ai tha se nuk ka mundur të ndërhyjë në vendimet e Drejtorit ekzekutiv, tani më të akuzuarit Attila Szendrei, për marrëveshjet e shërbimeve konsultuese të lidhura nën vlerën 1 milion euro, ndërmjet Telekomit dhe kompanive konsultuese ndërkombëtare dhe ekspertëve hungarez.

Për shërbime konsultuese deri në vitin 2006 kanë pasur në dispozicion 5-7 milion euro të shpenzojnë në vit. Kanë mundur t’i rrisin çmimet, kanë mundur të bëjnë ‘Outsourcing’ ose vlerësim për tepricë teknologjike, posaçërisht shumë simptomatike ishte të mund t’i rrisin çmimet tarifore. Ne ishim 10 anëtarë në Bord, 4 nga Qeveria e Maqedonisë dhe 6 të ndërkombëtarëve. Kryesisht vendimet ishin 6:4 në dëmin tonë”-tha Borçe Davidkovski,  dëshmitar.

Gjatë seancës, nga organi i akuzës u kërkua deklasifikimi i raporteve devizore të Kompanisë konsultuese “White&Case”, të cilat vlerësohen si “Top secret”. Nga pala mbrojtëse e tre ish-drejtorëve të akuzuar në këtë rast, kundërshtuan këtë kërkesë me pretekstin se këto dokumente të besueshme, nuk u kërkuan në aktakuzë. Prokurorja speciale Lile Stefanova tha se Kodi Penal nuk e ndalon të sillen ndërkohë dëshmi të reja, që sipas saj, janë kyçe për zbardhjen e të vërtetës.

Nuk është e vërtetë që raportet devizore janë përgatitur nga stafi ndërkombëtarë i kompanisë konsultuese, por nga vetë stafi i Telekomit. Ky raport ekziston në arkivat e Maqedonisë dhe i kërkova nga avokatët që të sillen në gjykatë, duke ia hequr klasifikimin si “Top Secret”. Kjo ka të bëj me marrëveshjet që janë lëndë e kësaj akuze, për të cilat vlerësoj se do të kenë rëndësi kyçe në sjelljen e vendimit të gjykatës”- theksoi Lile Stefanova, Prokurore Speciale.

Në këtë proces, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-drejtorët e Telekomit Maqedonisë Attila Szendrei, Rolf Plath, Zoltan Kisjuhász. Ata ngarkohen për organizimin e kontratave fiktive për shërbime konsultative me kompani ndërkombëtare me çmime shumë më të larta se sa që kanë mundur të lidhin kontrata me kompani vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat