Maqedoni, interesim i ulët i nxënësve për shkollat e mesme profesionale

Maqedonia

Maqedoni, interesim i ulët i nxënësve për shkollat e mesme profesionale

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:22
Shkolla

“Interesim tejet i dobët i të rinjve të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale dhe teknike i detyroi autoritetet të ofrojnë bursa. Përveç mjeteve financiare që në muaj do të jenë rreth dy mijë denarë, firmat e interesuara do të dorëzojnë edhe garanci të nënshkruar se pas mbarimit të shkollës së mesme e pret punë e sigurt”.

Në këtë mënyrë drejtori i shkollës të mesme të makinerisë “8 shtatori” në Shkup, Kenan Asani, do të përpiqet ta rrisë numrin e nxënësve për shkak se interesi nga viti në vit bie.

“Të gjitha kompanitë me të cilat biseduam kanë interes të japin bursa. Në fillim ishte shumë vështirë, megjithatë ato kompani që do të japin bursa ato do t’i marrin nxënësit pas mbarimit të shkollimit të mesëm”, tha Kenan Asani.

Por, nga sektori joqeveritar nuk janë optimistë se viti i ardhshëm do të sjell ndonjë ndryshim. Ministria e Arsimit nuk e pranoi propozimin e tyre që numri i gjimnazistëve të ulet që të rritet numri në shkollat profesionale.

Biznesmenët edhe një herë potencuan se është e vështirë të gjendet forcë punëtore e kualifikuar.

Se gjendja është alarmante tregon fakti që vetëm në komunën e Gazi Babës, ku janë pjesa më e madhe e shkollave të mesme profesionale, numri i nxënësve është rritur për tri herë. Në vitin 2005 ka pasur 4.200 nxënës, ndërsa këtë vit për arsim profesional kanë vendosur 1.300 gjysmëmaturanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat