Doganat e Maqedonisë së Veriut marrin donacion pajisje për parandalimin e krimit

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë së Veriut marrin donacion pajisje për parandalimin e krimit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:09

Zyrtarët doganor do të mund të parandalojnë krimin me pajisje të reja më të sofistikuara, të cilat i kanë marrë donacion nga Mbretëria e Bashkuar.

Pajisjet sot drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, ia dorëzoi ambasadorja e Britanisë në Shkup, Rachell Galloway dhe David Hantley, drejtor për operacion ndërkombëtare.

Sipas Tanasoskit, pajisja që do të shfrytëzohet nga zyrtarët doganor, paraqet mënyrën e vetme për parandalimin dhe zbulimin e kërcënimeve.

Ndërsa ambasadorja Galloway tha se ngjarja e sotme është shprehje e premtimit që vitin e kaluar e ka bërë Londra në Samitin për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat