LSDM: VMRO-DPMNE dhe Mickoski ta qetësohet për humbjen, ndërsa arsyet e humbjes t’i kërkojnë te vetja

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE dhe Mickoski ta qetësohet për humbjen, ndërsa arsyet e humbjes t’i kërkojnë te vetja

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:50
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “realiteti është se VMRO-DPMNE duhet ta pranojnë se koncepti i tyre rrënues i kandidates së tyre Gordana Siljanovska humbi në zgjedhje presidenciale demokratike dhe të lira”.

Nga LSDM thonë se partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE humbi edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Ohër dhe Novo Sello.

“VMRO-DPMNE mund të kërkojë alibi sa të dojë, por fakti është se të gjithë vëzhguesit e brendshëm dhe të jashtëm konstatuan se shteti organizoi zgjedhjet demokratike dhe të lira ku qytetarët votuan lirshëm pa trysbu”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se misioni i OSBE/ODIHR njoftoi publikisht se “të gjithë pjesëmarrësit mund të udhëheqin fushatë pa pengesa, ndërsa liritë themelore u respektuan” duke vlerësuar se “funksionarët shtetërorë edhe më tej bënin dallim mes aktiviteteve të tyre politike dhe zyrtare”.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të qetësohen me faktin se humbën, të tregojnë pjekur dhe të pranojnë humbjen, ndërsa arsyet për disfatën ta kërkojnë te vetja e tyre”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat