Maqedonia e Veriut fiton qasje të drejtpërdrejt në fondet e BE-së

Maqedonia

Maqedonia e Veriut fiton qasje të drejtpërdrejt në fondet e BE-së

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:44
Maqedonia e Veriut fiton qasje të drejtpërdrejt në fondet e BE-së

Republika e Maqedonisë së Veriut fiton qasje të drejtpërdrejtë në fondet e BE-së me të cilata financohen projekte për infrastrukturën që lidh rajonin, cilësinë e mjedisit dhe turizmin e qëndrueshëm, kjo sot u theksua në Këshillin e Iniciativës Adriatiko-Joniane në Budva si rezultat i hapave të parë të marra me vullnet të mirë dhe ndërtimit të besimit që i parapriu marrëveshja e Prespës.

Siç njoftojnë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, anëtarësimi në Iniciativën Adriatiko-Joniane dhe anëtarësimi i mëtejmë në Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatiko-Joniane është përfitim i drejtpërdrejtë dhe konkret i zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Greqinë.

“Anëtarësimi në Iniciativën Adriatiko-Joniane është rezultat i hapave të parë për vullnetin e mirë dhe ndërtimin e besimit që i parapriu marrëveshja e Prespës, përkatësisht riemërtimit të emrave të aeroportit të Shkupit dhe autostradës në Greqi. Këto vendime, si dhe zgjidhja e përgjithshme e kontestit me Greqinë, hapën mundësitë për qasje në fondet e BE-së dhe përshpejtuan procesin e integrimit në BE, nga e cila përfituan të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet deklarata.

Zv. ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrei Zhernovski, mori pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të shteteve pjesëmarrëse të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe Strategjinë e Katërt të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian EUSAIR në Budva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat